Ndërlidhjet

12 ushtarë të vrarë nga sulmi në Irak


Irak
Irak
Zyrtarët në Irak thonë se së paku 12 ushtarë janë vrarë dhe mbi 10 të tjerë janë plagosur nga një sulm në një bazë ushtarake, jashtë qytetit Mosul.

Agjencia AP, duke cituar burime ushtarake dhe policore, thotë se sulmi ka nisur kur një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer një kamion të mbushur me eksploziv.

Persona të armatosur pastaj kanë hapur zjarr, duke shkaktuar një betejë me forcat e armatosura.

AP thotë se tetë militantë janë vrarë po ashtu në luftime.

Në Mosul kanë ndodhur disa sulme muajve të fundit dhe përgjegjësinë për to e kanë marrë kryesisht militantët sunitë, të lidhur me Al Kaidën.
XS
SM
MD
LG