Ndërlidhjet

logo-print

BE kërkon nga Rusia të mos ndalojë gazin për Ukrainën


Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, i ka bërë thirrje Moskës që të mos ndërpresë furnizimet me gaz për Ukrainën.

Në një letër dërguar presidentit rus, Vladimir Putin, Barroso ka thënë se “besueshmëria kontraktuale e Federatës Ruse si furnizuese me gaz është në rrezik”.

Barroso është përgjigjur në një letër të mëhershme të Putinit, me të cilën ky i fundit ka paralajmëruar se Rusia mund të ndërpresë pjesërisht ose tërësisht firnizimet me gaz në Ukrainë, nëse ajo vazhdon “të shkelë kushtet e pagesës”.

Moska, këtë muaj, ka rritur çmimin për Kievin për rreth 80 për qind.

Barroso ka kritikuar edhe këtë veprim.
XS
SM
MD
LG