Ndërlidhjet

Putin: Rusia nuk përgjon masovikisht qytetarët


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë Edward Snowdenit se Rusia nuk bën “mbikëqyrje masive” të qytetarëve të saj.

Ai i është përgjigjur pyetjes së ish-kontraktorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-së gjatë sesionit televiziv pyetje-përgjigje.

Putini ka thënë se mbikëqyrja e tillë do të ishte e paligjshme.

Ai madje ka thënë se Rusia nuk ka “mjete teknike” e as paratë që i kanë Shtetet e Bashkuara për të drejtuar një operacion të tillë.

Snowden përballet me akuza për spiunazh në Shtetet e Bashkuara për shkak të nxjerrjes së informacioneve të klasifikuara në lidhje me programet e mbikëqyrjes të SHBA-së.

Ai ndodhet aktualisht në Rusi, ku i është dhënë azil i përkohshëm.
XS
SM
MD
LG