Ndërlidhjet

Edhe Kirgizia do që t’i bashkohet Unionit Doganor


Kryeministri i Kirgizisë, Joomart Otorbaev.

Kryeministri i Kirgizisë, Joomart Otorbaev.

Kryeministri i Kirgizisë, Joomart Otorbaev, ka thënë se anëtarësimi në Unionin Doganor, të udhëhequr nga Rusia, do të ishte “hap i duhur” dhe do të ndihmonte vendin e tij që të trajtojë shumë sfida ekonomike dhe sociale.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Otorbaev ka thënë se prodhimet e Kirgizisë, përveç arit, eksportohen kryesisht në vendet anëtare të Unionit Doganor – Bjellorusi, Kazakistan dhe Rusi – andaj “do të ishte gabim që të mbyllen kufijtë me këto vende”.

Sipas Otorbaevit, bashkimi me Unionin do të përmirësonte edhe klimën e investimeve në Kirgizi.

Zyrtarët rusë kanë bërë përpjekje të tërheqin ish-republikat sovjetike në Unionin Doganor, duke thënë se deri në vitin 2015 ai do të shndërrohet në Hapësirë Ekonomike të Euroazisë, të modeluar sipas Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG