Ndërlidhjet

logo-print

McCain mbështet integrimin evropian të Moldavisë e Ukrainës


Senatori amerikan, John McCain.

Senatori amerikan, John McCain.

Senatori amerikan, John McCain, ka përsëritur mbështetjen e tij për integrimin e vazhdueshëm të Moldavisë dhe Ukrainës në strukturat evropiane.

Në një fjalim para studentëve në Kishinev, McCain, ish-kandidat i Republikanëve për president, po ashtu ka shprehur mbështetje për aspiratat e Gjeorgjisë për t’u bërë anëtare e NATO-s.

McCain dhe tre senatorë të tjerë amerikanë - John Barrasso, John Hoeven dhe Ron Johnson, po ashtu kanë mbajtur bisedime me kryeministrin e Moldavisë, Iurie Leanca, dhe ministren e Jashtme, Natalia Gherman, me të cilët kanë folur për sigurinë e energjisë dhe mënyrat se si të tërhiqen investimet e SHBA-së në Moldavi.

McCain ka shfrytëzuar vizitën e tij që sërish të kritikojë aksionet e Moskës në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG