Ndërlidhjet

logo-print

Vdes edhe një shqiptar në burgjet e Greqisë


Ilustrim

Ilustrim

Një përleshje mes dy të dënuarve shqiptarë në burgun e Patras në Greqi ka përfunduar tragjikisht për njërin prej tyre, njoftojnë mediat në Tiranë.

Sipas tyre, njëri prej tyre ka përdorur një thikë të improvizuar dhe ka qëlluar për vdekje bashkëvuajtësin e tij.

Viktima është një 24-vjeçar i dënuar me 12 vjet për grabitje, ndërsa autori i krimit është i dënuar me burg të përjetshëm për trafik droge dhe posedim armësh.

Ditë më parë, edhe shqiptari Kudret Kume, i njohur në shtetin grek si Ilia Kareli, ka gjetur vdekjen si pasojë e dhunës së ushtruar nga gardianët e burgut të Nigritas.
XS
SM
MD
LG