Ndërlidhjet

Parada e Homoseksualëve në Beograd, nga 19 deri më 31 maj


Ilustrim

Ilustrim

Parada e Homoseksualëve do të mbahet këtë vit në Beograd nga data 19 maj deri më 31 të po atij muaji, ka njoftuar Goran Milletiq, nga Këshilli Organizativ i Paradës.

Sipas tij, ditën e fundit është planifikuar shetitje protestuese nga lagjja Sllavija deri te Sheshi i Republikës.

“Këtë vit, Parada do të zgjasë më shumë dhe do të jetë e mbushur me aktivitete dhe manifestime kulturore, si ekspozita dhe koncerte”, ka thënë Milletiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Parada e Homoseksualëve në Beograd është mbajtur vetëm një herë, më 2010, duke çuar në përleshje midis policisë dhe ekstremistëve të krahut të djathtë, të cilët kanë bërë përpjekje të sulmojnë homoseksualët dhe mbështetësit e tyre.

Për shkak të kërcënimeve për dhunë, autoritetet kanë ndaluar paradën më 2009, 2011, 2012 dhe 2013.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Serbinë se mbajtja e Paradës së Homoseksualëve është tejet e rëndësishme në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar bllokut.
XS
SM
MD
LG