Ndërlidhjet

Ukraina u ndalon hyrjen meshkujve rusë


Aeroflot - Rusi
Aeroflot - Rusi
Kompania kombëtare ajrore e Rusisë, Aeroflot, ka thënë se autoritetet e Ukrainës kanë vendosur “kufizime të rrepta” për meshkujt rusë, që duan të udhëtojnë në Ukrainë.

Në deklaratë thuhet se autoritetet e Ukrainës u kanë ndaluar hyrjen meshkujve rusë, midis moshës 16 dhe 60 vjeç.

Shërbimi i Rojeve Kufitare të Ukrainës ka thënë Kievi ka rritur kontrollin kufitar me Rusinë, duke u kufizuar hyrjen meshkujve rusë “që kanë moshë për luftë”.

Aeroflot ka thënë se vetëm meshkujt rusë që duan të vizitojnë të afërmit në Ukrainë ose të ndjekin ndonjë funeral, do të lejohen në këtë vend.

Kompania ajrore ka thënë se pasagjerët meshkuj duhet të dokumentojnë qëllimin e vizitës së tyre.
XS
SM
MD
LG