Ndërlidhjet

ANEB: Irani ka reduktuar pasurimin e uraniumit


Logo e ANEB-it
Logo e ANEB-it
Irani ka neutralizuar gjysmën e stoqeve të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë, në përputhje me një marrëveshje të arritur vitin e kaluar, bën të ditur Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB).

Kjo Agjenci kontrollon Iranin për respektim të marrëveshjes së arritur me gjashtë fuqitë botërore dhe ka inspektorët e saj në Teheran.

Fuqitë botërore duan që Irani të reduktojë pasurimin e uraniumit, për të cilin druajnë se mund të shfrytëzohet për krijimin e bombës atomike.

Irani, ndërkaq, thotë se aktiviteti i tij bërthamor është paqësor.

Ai ka rënë dakord për marrëveshjen, në këmbim të lehtësimit të disa sanksioneve ndërkombëtare.

Marrëveshja e përkohshme është nënshkruar në janar dhe skadon në korrik.
XS
SM
MD
LG