Ndërlidhjet

Kerry konfirmon marrëveshjen për Ukrainën


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka konfirmuar se Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur marrëveshje për shtensionimin e situatës në Ukrainë.

Palët janë takuar sot në Gjenevë.

Kerry ka thënë se është rënë dakord edhe për vendosjen e një misioni të OSBE-së në Ukrainë, i cili do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes.

Marrëveshja bën thirrje që të gjitha grupet e armatosura ilegale në Ukrainë të shpërbëhen, të ndalojë uzurpimi i ndërtesave publike dhe të ketë përmbajtje nga dhuna.
XS
SM
MD
LG