Ndërlidhjet

Aksidenti në Korenë J: Kapiteni s’ka qenë pranë timonit


Të afërm të pasagjerëve të zhdukur
Të afërm të pasagjerëve të zhdukur
Një prokuror që po heton mbytjen e anijes në Korenë e Jugut ka thënë se kapiteni nuk ka qenë pranë timonit në kohën e aksidentit.

Park Jae-eok ka thënë se një nëpunës i tretë ka qenë në komandë, kur anija është mbytur.

Së paku 25 njerëz janë konfirmuar deri më tash të vdekur, derisa vazhdojnë kërkimet për 271 të tjerë që figurojnë të zhdukur.

Shumica e pasagjerëve kanë qenë nxënës dhe mësues, që kanë qenë në një udhëtim shkollor.
XS
SM
MD
LG