Ndërlidhjet

Gjashtë të vdekur nga orteku i borës në Everest


Mali Everest
Mali Everest
Zyrtarët në Nepal thonë se gjashtë udhërrëfyes lokalë kanë vdekur, pasi një ortek ka përfshirë rrugën që përdoret për të ngjitur majen më të lartë në botë.

Krishna Lamsal, nga Ministria e Turizmit në Nepal, ka thënë se nëntë udhërrëfyes të tjerë figurojnë të zhdukur dhe besohet të jenë të varrosur në borë.

Të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit kanë shkuar mëngjesin e sotëm në zonë për të rregulluar litarët për alpinistët.

Maja në malin Everest ndodhet në lartësi prej 8,850 metrash.
XS
SM
MD
LG