Ndërlidhjet

logo-print

Bill dhe Hillary Clinton do të bëhen gjyshër


Bill dhe Hillary Clinton - foto arkivi

Bill dhe Hillary Clinton - foto arkivi

Chelsea Clinton ka njoftuar se ajo është duke pritur fëmijën e parë.

Vajza e vetme e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, dhe ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, ka bërë publik lajmin në një debat për gratë në Nju Jork, ku ka marrë pjesë edhe nëna e saj.

“Marc dhe unë jemi shumë të lumtur për fëmijën e parë që do të lindë këtë vit”, ka thënë Chelsea.

“Unë vetëm shpresoj se do të jem një mama aq e mirë e fëmijës dhe me shpresë e fëmijëve të mi, siç ka qenë mamaja ime me mua”, ka shtuar ajo.

Chelsea Clinton dhe Marc Mezvinsky janë martuar në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG