Ndërlidhjet

logo-print

Ambasada e SHBA-së fton amerikanët për kujdes gjatë Pashkëve në Kosovë


Ilustrim

Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë në Kosovë që të mbeten vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë në Policinë e Kosovës, me rastin e Festës së Pashkëve.

“Duke marrë parasysh kërcënimet kundër institucioneve fetare në Kosovë, sidomos kishave në qendrat urbane, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë në Kosovë që të mbeten vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e internetit të ambasadës.

“Rishikoni planet e juaja për sigurinë personale dhe jini të vetëdijshëm për vendndodhjen, përfshirë ngjarjet lokale. Kini nivel të lartë të vigjilencës dhe merrni hapat e duhur për të rritur sigurinë personale”, thuhet në komunikatën e Ambasadës Amerikane.
XS
SM
MD
LG