Ndërlidhjet

Ish-ministri i Brendshëm gjeorgjian lirohet nga akuzat për torturë


Bacho Akhalaia
Bacho Akhalaia
Gjykata e Apelit në Tbilisi ka mbështetur lirimin e Bacho Akhalaias nga akuzat që përfshijnë torturimin dhe trajtimin jonjerëzor të shtatë pjesëtarëve të task-forcës speciale, në kohën kur ka shërbyer si ministër i Brendshëm i Gjeorgjisë, më 2012.

Akhalaia, i cili ka mbetur në paraburgim qysh në nëntor të vitit 2012, është liruar nga akuzat në dy gjyqe që prej arrestimit të tij.

Në tetor, Akhalaia, i cili ka shërbyer edhe si ministër i Mbrojtjes, është gjetur fajtor për përdorimin e forcës së tepruar gjatë bastisjes së një burgu më 2006, kur edhe janë vrarë shtatë të burgosur.

Ai është dënuar me afro katër vjet burgim.

Ish-presidenti Mikheil Saakashvili ka amnistuar Akhalian nga ky dënim, para se është larguar nga zyra në muajin nëntor.

Disa gjykime, nën akuza të tjera, kundër Akhalaias, janë në vazhdim.

Akhalaia mohon çdo keqbërje duke thënë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG