Ndërlidhjet

Revista kazake i kushton një numër Hitlerit


Kazakistan

Kazakistan

Një revistë e famshme në Kazakistan është vënë në thumb të kritikave, pasi numrin e fundit të saj ia ka kushtuar Adolf Hitlerit.

Agjencia Shtetërore për Komunikime e Kazakistanit ka thënë se do të ndërmarrë “masat e nevojshme” ndaj revistës "Zhuldyzdar Otbasy-Anyz Adam".

Agjencia ka thënë se është duke hetuar revistën për shkelje të mundshme të Kushtetutës së Kazakistanit dhe të ligjit kundër nxitjes së urrejtjes sociale, kombëtare, fisnore apo racore.

Revista ka publikuar një fotografi me ngjyra të Hitlerit në ballinën e saj dhe përmban kujtime për të nga bashkëpunëtorë dhe miq të tij.

Ajo po ashtu përfshin pjesë nga libri i Hitlerit “Mein Kampf”.

Artikujt brenda përmbajnë tituj si: “Hitleri nuk është fashist”, “Kush është Hitleri për ju” dhe “Hitleri është krimineli kryesor i Luftës së Dytë Botërore”.
XS
SM
MD
LG