Ndërlidhjet

Ikin tre talibanë nga një burg në Afganistan


Afganistan
Afganistan
Tre kryengritës talibanë kanë ikur nga një burg në veri të Afganistanit, duke përdorur pistoleta dhe granata të kontrabanduara në objekt.

Një zëdhënës i qeverisë provinciale në Farjab, Ahmad Javad Dedar, ka thënë se largimi i tyre ka ndodhur një natë më parë në kryeqytetin rajonal, Maimana.

Së paku dy roje dhe një i burgosur, që po ashtu ka bërë përpjekje të largohet, janë vrarë në të shtënat me armë zjarri.

Dedar ka thënë se të arratisurit janë operativë të nivelit të ulët të talibanëve, të cilët janë burgosur për vendosjen e bombave të anë të rrugës.

Talibanët kanë konfirmuar incidentin.
XS
SM
MD
LG