Ndërlidhjet

Kore J.: Kërkohet urdhërarrest për kapitenin e anijes së mbytur


Kore Jugore

Kore Jugore

Prkurorët në Korenë e Jugut kanë kërkuar nga një gjykatë lokale që të lëshojë urdhërarrest për kapitenin e anijes jugkoreane, që është mbytur dy ditë më parë, duke lënë rreth 270 njerëz ende të zhdukur.

Urdhërarrest është kërkuar edhe për dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit.

Nuk ka ende detaje për akuzat e sakta.

Së paku 28 njerëz janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 179 janë shpëtuar në aksidentin e 16 prillit.

Shumica e pasagjerëve kanë qenë nxënës të shkollës së mesme.

Hetuesit kanë thënë se kapiteni nuk ka qenë pranë timonit në kohën e mbytjes së anijes.

Dëshmitarët kanë thënë se kapiteni dhe disa anëtarë të ekuipazhit kanë lënë anijen, ndërsa pasagjerët janë udhëzuar të mbesin në vend.
XS
SM
MD
LG