Ndërlidhjet

logo-print

Sudani J.: Sulm në bazën e OKB-së, 58 të vrarë


Sudani Jugor - foto arkivi

Sudani Jugor - foto arkivi

Dhjetëra njerëz janë vrarë nga sulmi në një bazë të Kombeve të Bashkuara në Sudanin Jugor.

Një grup prej 350 të rinjsh, të veshur me rroba civile, kanë hyrë në portën e bazës në qytetin Bor dhe kanë hapur zjarr.

Një zyrtar i OKB-së në këtë vend, Toby Lanzer, ka thënë se së paku 58 njerëz, përfshirë 10 sulmues, janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Sulmi ka ndodhur në veri të shtetit Jonglei, ku janë të pozicionar paqeruajtësit indianë dhe jugkoreanë.
XS
SM
MD
LG