Ndërlidhjet

Tërmet i fuqishëm në Meksisë


Ilustrim
Ilustrim
Një tërmet i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të rihterit, e ka goditur sot Meksikën Qëndrore dhe Jugore.

Instituri Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, ka bërë me dije se tërmeti i sotëm e ka pasur epiqendrën në afërsi të vendpushimit Acapulso, vend në të cilin aktualisht gjenden shumë meksikanë duke shfrytëzuar pushimet që i kanë me rastin e festës së Pashkëve.

Tërmeti gjithashtu e ka tronditur edhe qytetin Meksiko ku janë thyer dritare të shumë ndërtesave.

Ende nuk dihet për numrin e viktimave por edhe për dëmet e shkaktuara.

Në vitin 1985, një tërmet që ka ngjarë në Meksikë, ka lënë të vdekur të pakten 6 mijë persona.
XS
SM
MD
LG