Ndërlidhjet

Lejohet mbajtja e marshit në kujtim të Çernobilit


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Bjellorusi kanë bërë me dije se do ti lejojnë opozitarët e këtij vendi që me 26 prill, ta mbajnë marshin përmes së cilit do ta kujtojnë katastrofën bërthamore të Çernobilit.

Udhëheqësi i partisë opozitare bjelloruse, Alyaksey Yanukevich, ka njoftuar për radion Evropa e Lirë, se autoritetet e kanë ndryshuar paksa rrugën e marshit që ishte planifikuar mirëpo sipas tij, marshi do të mbahet ndonëse pak orë me vonësë, sesa që ishte planifikuar.

Marshimi në kujtim të viktimave të 26 prillit të vitit 1986 si rezultat i fatkeqëisë bërthamore Çernobili mbahet që nga viti 1988.

Aksidenti i 26 prillit, 1986, në njërin nga reaktorët e uzinës Çernobil, shkaktoi rrezatim tejet të lartë, që u përhap në të gjitha pjesët e Ukrainës, Bjellorusisë dhe gjetkë në Evropë.

Miliona njerëz thuhet se janë helmuar dhe se vuajnë edhe sot pasojat.

Në vitet e mëparshme, gjatë mbajtjes së këtij marshimi ka pasur përleshje mes policisë dhe aktivistëve.

Gjatë vitit të kaluar, policia i ka arrestuar disa aktivistë gjatë marshimit.

Ata më vonë ishin shpallur fajtorë për huliganizëm dhe për mosbindjen ndaj urdhërave policore.
XS
SM
MD
LG