Ndërlidhjet

SHBA rrit presionin ndaj Rusisë


Këshilltarja për siguri kombëtare e SHBA-së, Susan Rice.
Këshilltarja për siguri kombëtare e SHBA-së, Susan Rice.
Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me sanksione të ashpra ekonomike, nëse Rusia nuk arrin të respektojë marrëveshjen ndërkombëtare për shtenisonimin e situatës në Ukrainë.

“Ne konsiderojmë se Rusia ka ndikim të konsiderueshëm mbi veprimet e atyre që kanë qenë të angazhuar në aktivitete destabilizuese në lindje të Ukrainës”, ka thënë këshilltarja për siguri kombëtare e SHBA-së, Susan Rice.

“Nëse nuk shohim veprime konform zotimeve që ka bërë Rusia të enjten në Gjenevë, ne dhe partnerët evropianë jemi të gatshëm për të vendosur kosto shtesë për Rusinë”, ka thënë Rice.

Kremlini është përgjigjur duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë për trajtimin e Moskës si një “nxënës fajtor” në lidhje me marrëveshjen.

Rusia, Ukraiana, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar të enjten në Gjenevë që grupet e paligjshme ushtarake në Ukrainë të shpërbëhen dhe ata që kanë uzurpuar ndërtesat publike, t’i lirojnë ato.

Separatistët pro-rusë në disa qytete refuzojnë të largohen nga ndëetesat e pushtuara.
XS
SM
MD
LG