Ndërlidhjet

Sulm në qendër të Kajros, vritet polici


Kajro - foto arkivi
Kajro - foto arkivi
Zyrtarët thonë se nga një shpërthim i bombës në Kajro, është vrarë një polic dhe është plagosur një person tjetër.

Dyshohet se bëhet fjalë për sulm nga militantët.

Policia thotë se dikush ka shpërthyer bombën nga një urë, në një postbllok të policisë, në sheshin kryesor të Kajros.

Militantët islamikë në Egjipt kanë shtuar sulmet kundër forcave të sigurisë dhe policisë, prejse ushtria ka rrëzuar presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhammad Morsi, në muajin korrik.
XS
SM
MD
LG