Ndërlidhjet

Irinej: Kosova, kurrë jashtë Serbisë


Patriarku serb Irinej
Patriarku serb Irinej
Patriarku serb Irinej ka thënë se Kosova kurrë nuk mund të jetë jashtë Serbisë.

"Kemi mjaft dinjitet dhe arsye që me të gjitha mjetet të ruajmë dhe mbrojmë Kosovën tonë, e cila aktualisht është në rrezik", ka thënë Irinej për gazetën serbe Novosti.

Ai ka shfaqur shpresën se Qeveria e Serbisë nuk do të bëjë asnjë gjest që do të shpinte në heqjen dorë nga, siç është shprehur, “krahina jugore”.

"Populli serb nuk do ta pranojë kurrë këtë. Historia jonë, kultura dhe shpirti ynë janë pashkëputshëm të lidhur me atë hapësirë", ka thënë Irinej.
XS
SM
MD
LG