Ndërlidhjet

Edhe një i dënuar ekzekutohet në Bjellorusi


Qendra "Vyasna" në Minsk

Qendra "Vyasna" në Minsk

Qendra për të drejta të njeriut Vyasna, me seli në Minsk, ka njoftuar se edhe një i dënuar me vdekje, është ekzekutuar në Bjellorusi.

Pavel Selyun, 23 vjeç, është dënuar me vdekje vitin e kaluar, nën akuzat se ka vrarë gruan e tij dhe të dashurin e saj.

Vyasna citon nënën e Paval Selyunit të ketë thënë se ajo ka mësuar nga avokati i djalit të saj se “dënimi është zbatuar”.

Të afërmit e Selyunit nuk janë njoftuar për datën e ekzekutimit, çfarë është praktikë ligjore në Bjellorusi.

Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë që zbaton ndëshkimin kapital.

I dënuari i fundit me vdekje në Bjellorusi është ekzekutuar në dhjetor.

Ai ka qenë Eduard Lykov, 53 vjeç.
XS
SM
MD
LG