Ndërlidhjet

Armenia do t'i bashkohet Unionit Doganor


Armeni

Armeni

Ministri i Ekonomisë i Armenisë, Vaghram Avanesian, ka thënë se vendi i tij do të nënshkruajë një marrëveshje për t’iu bashkuar Unionit Doganor, të udhëhequr nga Rusia, në maj ose në qershor.

Avanesian ka thënë se Jerevani do t’iu dërgojë projektin për bashkim presidentëve të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit – anëtareve aktuale të Unionit Doganor – më 29 prill.

Zyrtarët rusë kanë bërë përpjekje të tërheqin ish-republikat sovjetike në Unionin Doganor, duke thënë se deri në vitin 2015 ai do të shndërrohet në Hapësirë Ekonomike të Euroazisë, të modeluar sipas Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG