Ndërlidhjet

Thaçi: Marrëveshja mbylli kapitullin e përgjakur


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se marrëveshja e 19 prillit midis Kosovës dhe Serbisë ka mbyllur kapitullin e përgjakur ndërmjet dy popujve dhe ka hapur kapitullin e paqes dhe të fqinjësisë së mirë.

Këto komente Thaçi i ka bërë me rastin e njëvjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së parë për normalizim marrëdhëniesh.

“Pas nënshkrimit të Marrëveshjes, Kosova është shtet funksional dhe me kufij të sigurt në tërë territorin e saj”, ka deklaruar Thaçi.

Fillimi i zbatimit të marrëveshjes, sipas tij, po ashtu është një e arritur në vijim dhe është duke dhënë rezultate të prekshme.
XS
SM
MD
LG