Ndërlidhjet

Thaçi uron Festën e Pashkëve katolike


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju dhe gjithë besimtarëve të krishterë ua uroj Festën e Pashkëve katolike”, ka thënë Thaçi duke iu drejtuar Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji.

“Kjo festë është mishërim i besimit në rilindjen e vlerave që e çuan njerëzimin përpara si në aspektin e emancipimit fetar, ashtu edhe në atë human dhe kulturor”, thuhet pos tjerash në urimin e kryeministrit Thaçi.
XS
SM
MD
LG