Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Deshchytsia, ka thënë se operacionet kundër kryengritësve në lindje të vendit, janë pezulluar për shkak të Festës së Pashkëve.
Deshchytsia i ka thënë BBC-së se forcat e Ukrainës do të rinisin aksionet ushtarake pas Pashkëve, nëse separatistët vazhdojnë të pushtojnë ndërtesat qeveritare.
Qeveria e pëkohshme e Ukrainës, e cila ka ardhur në pushtet pasi protestat antiqeveritare kanë rrëzuar presidentin pro-rus, Viktor Yanukovych, ka nisur operacionet ushtarake kundër grupeve pro-ruse në rajonet lindore këtë javë.
Militantët kanë uzurpuar ndërtesat qeveritare në disa qytete qysh më 6 prill.