Ndërlidhjet

Tërmet në Papa Nju Guinea, anulohet alarmi i cunamit


Ilustrim
Ilustrim
Një tërmet prej 7.5 shkallësh të Richterit ka goditur Papa Nju Guinean.

Autoritetet fillimisht kanë lëshuar alarmin për cunami, por më vonë e kanë anuluar atë.

Epiqendra është regjistruar rreth 75 kilometra në jugperëndim të qytetit Panguna, në ishullin Bougainville.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se tërmeti ka goditur në thellësi prej 30 kilometrash.

Tërmetet janë të zakonshme në Papa Nju Guinea, e cila shtrihet në të ashtuquajturën Unazë të Zjarrtë të Pacifikut.

Kjo e fundit përfshin rajonet ku aktiviteti sizmik është i lartë për shkak të fërkimit midis pllakave tektonike.
XS
SM
MD
LG