Ndërlidhjet

Rusia premton ndihmë për zgjidhjen e krizës në Ukrainë


Donjeck, Ukrainë
Donjeck, Ukrainë
Rusia ka premtuar “mbështetje të gjerë” për të ndihmuar zgjedhjen e krizës në Ukrainë, por ka thënë se fati i Ukrainës qëndron, në fund të fundit, në duart e popullit të saj.

Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme ruse ka thënë se “vendimet për zgjidhjen e krizës së brendshme politike duhet të merren nga ukrainasit, në bashkëpunim të ngushtë me misionin special monitories të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë”.

Ministria ka thënë se zëvendësministri rus, Grigory Karasin, është takuar me Oleh Tsaryovin, një kandidat pro-rus në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, të cilat do të mbahen më 25 maj.

Deklarata vjen dy ditë pasi diplomatë të lartë nga Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje, e cila parasheh disa hapa për shtensionimin e situatës në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG