Ndërlidhjet

Jahjaga vizitoi Manastirin e Deçanit dhe Katedralen e Prishtinës


Manastiri i Deçanit, 19 prill 2014.

Manastiri i Deçanit, 19 prill 2014.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vizituar sot Manastirin e Deçanit dhe Katedralen e Prishtinës, në prag të festës së Pashkëve.

Në Manastirin e Deçanit, Jahjaga është pritur nga igumeni i këtij manastiri, Sava Janjiq, të cilin e ka uruar për festën e Pashkëve.

Ndërkaq, në Katedralen e Prishtinës ajo është pritur nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji.

Duke e uruar për festën e Pashkëve, presidentja Jahjaga ka thënë se Pashkët janë një ditë e ringjalljes së jetës dhe të mirës, ditë e shpresës dhe e dashurisë, e mirëkuptimit midis njerëzve.
XS
SM
MD
LG