Ndërlidhjet

logo-print

Kampi i Euromaidanit nuk do të shpërbëhet


Andriy Deshchytsia

Andriy Deshchytsia

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Deshchytsya, ka thënë se kampi i Euromaidanit në Kiev nuk do të shpërbëhet.

Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje në Gjenevë këtë javë, sipas së cilës, “të gjitha rrugët, sheshet dhe vendet e tjera publike në qytetet e Ukrainës, të pushtuara ilegalisht, duhet të zbrazen”.

Duke folur për BBC-në, Deshchytsya ka thënë se aktivistët pro-evropianë në Sheshin e Pavarësisë në Kiev kanë kërkuar leje nga këshilli i qytetit, “andaj edhe kampi i tyre nuk është pushtim ilegal”.

Separatistët pro-rusë kanë uzurpuar ndërtesat qeveritare në disa qytete në lindje të Ukrainës.

Ata kanë thënë se do t’i lirojnë ato vetëm nëse aktivistët e Euromaidanit largohen të parët nga Sheshi i Pavarësisë në Kiev.
XS
SM
MD
LG