Ndërlidhjet

Moska: Vetëm 3,000 krimeanë s’i duan pasaportat ruse


Krime

Krime

Autoritetet e migracionit në Rusi kanë thënë se vetëm 3,000 banorë të Krimesë së aneksuar refuzojnë të bëhen shtetas rusë.

Kreu i Shërbimit të Migracionit, Konstantin Romodanovsky, ka thënë se agjencia ka përgatitur tashmë 250,000 pasaporta ruse për banorët e Krimesë.

Agjencia ka bërë të ditur se planifikon të lëshojë pasaporta për rreth 1.7 milion banorë lokalë.

Mediat ukrainase, më 18 prill, kanë cituar udhëheqësin e tatarëve të Krimesë, Mustafa Dzhemilev, të ketë thënë se zyrtarët në Krime kontrollojnë dokumentet e banorëve “në çdo rrugë”.

Ai ka thënë se tatarët e Krimesë, të cilët nuk duan të bëhen shtetas rusë, janë paralajmëruar se do të largohen nga puna.
XS
SM
MD
LG