Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Katër të vrarë nga të shtënat në pjesën lindore


Barrikadat e personave prorusë në Sllovjansk

Barrikadat e personave prorusë në Sllovjansk

Raportohet se nga një konflikt me armë në qytetin Sllovjansk, në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë së paku katër vetë.

Televizioni shtetëror i Rusisë, Rossia 24, ka raportuar sot se persona të armatosur e kanë sulmuar një postbllok prorus, në periferi të Sllovjanskit, dhe se në mesin e të vrarëve ka pasur separatistë prorusë dhe persona të armatosur.

Qyteti Sllovjansk, që gjendet 100 kilometra në veri të kryeqytetit rajonal, Donjeck, në masë të madhe është nën kontrollin e separatistëve prorusë, të cilët së pari e patën okupuar selinë e policisë e pastaj edhe ndërtesën e administratës së qytetit.

Separatistët prorusë në Sllovjansk, poashtu, i kanë marrë edhe disa makina ushtarake të Ukrainës nga qyteti i afërt Krematorsk.
XS
SM
MD
LG