Ndërlidhjet

Besimtarët e krishterë i festojnë Pashkët


Vezët e Pashkëve
Vezët e Pashkëve
Miliona besimtarë të krishterë në gjithë botën sot i festojnë Pashkët.

Kësaj radhe, për herë të parë në shumë vite, Pashkët - dita për të cilën të krishterët besojnë se Jezu Krishti është ringjallë – festohet në të njejtën ditë nga të krishterët katolikë dhe ata ortodoksë.

Mijëra të krishterë janë mbledhur mbrëmë vonë në meshat madhore për Pashkët në Romë dhe Jerusalem.

Papa Françesk ka kërkuar nga besimtarët katolikë që t’i rizbulojnë rrënjet e besimit të tyre në Meshën e Pashkëve, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Poashtu, mijëra besimtarë të krishterë, janë tubuar në Kishën Varri i Shenjtë në Jerusalem për ceremoninë tradicionale, në vendin ku të krishterët besojnë se Jezu Krishti ishte kryqëzuar para më se 2 mijë vjetësh.

Pashkët shënohen edhe në Kosovë nga besimtarët e krishterë.
XS
SM
MD
LG