Ndërlidhjet

Brazil: Trazira për shkak të vrasjes së një të riu nga policia


Policia duke patrulluar në një qytet brazilian

Policia duke patrulluar në një qytet brazilian

Brazilianët e zemëruar për vrasjen e një personi nga policia, i kanë shkaktërruar katër autobusë dhe makina të tjera, gjatë trazirave afër kryeqytetit Rio-de-Zhanejro.

Banorët e qytetit Niterol e fajësojnë policinë për vrasjen e një të riu 21 vjeçar, i cili ishte duke shkuar në një kishë, ditën e premte.

Këto protesta po bëhen kur kanë mbetur më pak se dy muaj para fillimit të Kupës Botërore në futboll.

Policia i ka shtuar masat e sigurisë në hapësirat e kryeqytetit Rio-de-Zhanejro, në përpjekje për ta bërë më të sigurt për dhjetëra mijëra turistë, që vijnë për t’i parë ndeshjet e Kapionatit Botëror të Futbolli, i cili fillon më 12 qershor dhe përfundon më 13 korrik, me ndeshjen finale.
XS
SM
MD
LG