Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Universiteti i Bagdadit – në shënjestër të sulmit vetëvrasës


Pamje e një pjese të Bagdadit

Pamje e një pjese të Bagdadit

Një sulmues vetëvrasës me bombë sot e ka aktivizuar eksplozivin në universitetin në pjesën veriore të Bagdadit, me ç’rast u vranë së paku tre vetë dhe u plagosën disa të tjerë.

Për këtë sulm në Universitetin Imam Kadhim ka pasur informacione kundërthënëse, pasi disa dëshmitarë pretendojnë se sulmuesi e aktivizoi bombën brenda universitetit, ndërsa forcat e sigurisë e kanë vrarë një tjetër sulumes, jashtë hyrjeve të universitetit.

Ka të atillë që pretendojnë se sulmuesi i parë me bombë e ka aktivizuar eksplozivin jashtë hyrjeve të ndërtesës, kur personat e sigurisë e vërejtën atë, ndërsa forcat e sigurisë e qëlluan për vdekje sulmuesin e dytë.

Prej zhvillimeve të tjera në Irak, e veçojmë atë për eksplodimin e dy makinave – bomba në qytetin Samavah, 370 kilometra në në juglindje të kryeqytetit Bagdad, nga të cilat u vranë shtatë vetë dhe u plagosën tetë të tjerë.

Këto sulme po ndodhin derisa në Irak po zjhvillohen përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 30 prill.
XS
SM
MD
LG