Ndërlidhjet

Egjipt: Janë vrarë dy policë


Pamje nga Sheshi Tahrir në Kajro të Egjiptit
Pamje nga Sheshi Tahrir në Kajro të Egjiptit
Dy policë të Egjiptit janë vrarë nga një sulm i personave të armatosur në një rrugë ndërmjet Kajros dhe Suezit.

Ministria e jashtme e Egjiptit ka njoftuar se sulmi kishte ndodhur dje.

Ky është sulmi i dytë kundër policëve të Egjiptit gjatë disa ditëve të fundit.

Sulmet kundër forcave të sigurisë janë shtuar prej se forcat e armatosura të Egjiptit e përmbysën presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhammad Morsi, në muajin korrik të vitit të kaluar.

Vlerësohet se afro 500 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Egjiptit janë vrarë prej se ushtria e mori pushtetin, ndërsa qindra mbështetës të Vëllazërisë Myslimane të Muhamad Morsit, poashtu, janë vrarë gjatë kësaj periudhe.

Grupi i ri xhihadist, me emrin Ajnad Misr, që do të thotë ushtarët e Egjiptit, e ka marrë përgjegësinë për dy sulmet e fundit kundër policisë gjatë një jave.

Në deklaratën e këtij grupi theksohet se do të shtohen sulmet në shenjë të hakmarrjes, për shkak të goditjes kundër mbështetësve të Muhammad Morsit.
XS
SM
MD
LG