Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Abdullah vazhdon të udhëheqë në zgjedhje


Abdullah Abdullah (majtas) dhe Ashraf Ghani

Abdullah Abdullah (majtas) dhe Ashraf Ghani

Rezultatet e reja të pjesërishme të zgjedhjeve presidenciale në Afganisan, tregojnë se kandidati, Abdullah Abdullah, është i pari, por me gjasë mund të pritet edhe rundi i dytë i votimeve.

Ahmad Yousuf Nuristani, kryesues i Komisionit të Pavarur Zgjedhor të Afganistanit, këto rezultate i ka shpallur sot dhe ato paraqesin afro shtatë milionë fletëvotime, nga zgjedhjet e mbajtura më 5 prill.

Abdullah Abdullah ka 44% të votave të numëruara.

Rivali i tij më i afërt, Ashraf Ghani, ka marrë 33.2% të votave.

Pritet që rezultatet përfundimtare të shpallen më 14 maj.
XS
SM
MD
LG