Ndërlidhjet

Papa: Thirrje për ndaljen e dhunës në Ukrainë


Papa Françesk
Papa Françesk
Papa Françesk ka bërë sot thirrje për ndalje të dhunës në Ukrainë, gjatë predikimit të tij me rastin e festës së Pashkëve.

Gjatë meshës së sotme, Papa iu lut Zotit “t’i ndriçoj dhe inspiroj nismat që e promovojnë paqen në Ukrainë”.

Papa, poashtu, ka bërë thirrje për paqe në gjithë botën.

Ai u ka bërër thirrje afro 150 mijë besimtarëve të tubuar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, që të luten për ata që janë zënë në konfliktet në Siri, Nigeri, Irak, Sudanin Jugor, dhe për paqe ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve.

Papa e përfundoi përshëndetjen me bekimin e tij “Urbi et Orbi” – për Qytetin dhe Botën – dhe në gjuhën italiane u uroi besimtarëve Pashkë të lumtura.
XS
SM
MD
LG