Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Janë eliminuar 80% të armatimit kimik


Pamje e një anijeje norvegjeze që e ka përcjellur transportin e armatimit kimik të Sirisë për shkatërrim

Pamje e një anijeje norvegjeze që e ka përcjellur transportin e armatimit kimik të Sirisë për shkatërrim

Mbikëqyrësit ndërkombëtarë thonë se përafërsisht 80% e armatimit kimik të qeverisë së Sirisë janë larguar nga Siria ose janë shkatërruar.

Misioni i përbashkët i Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Ndalimin e Armatimit Kimik, nëpërmjet një kumtese, thanë se progresi do t’i kontribuoj plotësimit të afatit deri në qershor, për t’i shkatërruar armatimet e programit kimik të qeverisë së Sirisë.

Më herët këtë vit, për shkak të luftimeve ndërmjet forcave të qeverisë dhe kryengritësve, në Siri kanë dështuar të plotësohen disa afate për transportin e materialeve të armatimit kimik jashtë Sirisë.

Pasi qindra njerëz u vranë në sulmin kimik afër Damasku, në gusht të vitit të kaluar, regjimi i Sirisë, nën kërcënimin e sulmeve ajrore nga Shtetet e Bashkuara, është pajtuar për shkatërrimin e programit të vet të armatimit kimik.

Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Rusia, që është aleate e regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, dhe Shteteve të Bashkuara, që i mbështet kryengritësit sirianë, konsiderohet se Siria duhet t’i dorëzoj të gjitha materialet e armatimit kimik për shkatërrim deri më 30 qershor.

Gjatë konfliktit, i cili po vazhdon, qeveria dhe kryengritësit e kanë akuzuar njëri-tjetrin se kanë përdorë armatim kimik.
XS
SM
MD
LG