Ndërlidhjet

Al-Kaida vret 14 ushtarë në Algjeri


Ilustrim
Ilustrim
Të pakten 14 ushtarë algjerianë janë vrarë në një pritë të militantëve islamik në lindje të kryeqytetit, Algjer.

Sulmi nga Al-Kaida që ka ngjarë të dielën në Magreb, ka lënë të plagosur edhe 12 ushtarë të tjerë.

Incidenti ka ngjarë rreth 120 kilometra larg kryeqytetit, përkatësisht në regjionin Tizi Ouzou.

Vrasjet vijnë dy ditë pasi që presidenti Abdel Aziz Bouteflika, u rizgjodh për herë të katërt.

Sulmet e tilla nga militantët në Algjeri nuk janë të shpeshta që nga përfundimi i një lufte të ashpër në vitin 1990, që ka shkaktuar vdekjen e mijëra personave.
XS
SM
MD
LG