Ndërlidhjet

logo-print

Senatorët amerikan kërkojnë masa shtesë ndaj Rusisë


Senatori amerikan, Bob Corker

Senatori amerikan, Bob Corker

Dy senatorë amerikanë kanë bërë thirrje që ndaj Rusisë të vendosen sanksione me të ashpëra, për shkak tgë veprimeve destabilizuese në Ukrainë.

Bob Corker, anëtar i Komitetit për Marëdhënie me jashtë në Senat, i ka thënë televizionit amerikan të dielën, se në kuadër të sanksioneve më të ashpëra ndaj Kremlinit, duhet të përfshihen masat kundër ndërmarrjes energjetike ruse Gazprom si dhe masa ndaj sektorit bankar rus.

Mënyra se si Perëndimi e ka lënë Ukrainën të përballet me Rusinë, sipas tij, është e pafalshme.

Senatori Chris Murphy, i cili poashtu është një anëtar i Komitetit për Marëdhënie me jashtë, ka thënë se është koha që në mënyrë të përshpejtuar të shtohen sanksionet amerikanë ndaj Rusisë.
XS
SM
MD
LG