Ndërlidhjet

logo-print

Koreja J.: Sjelljet e kapitenit, të papranueshme e të pakuptueshme


Ilustrim

Ilustrim

Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, thotë se sjellja e kapitenit dhe ekuipazhit të anijes gjatë kohës kur po përmbysej anija është e barazvlefshme me vrasje.

Veprimet e kapitenit dhe sjellja e disa pjestarëve të ekupiazhit, sipas presidentes janë të pakuptueshme dhe të papranueshme.

Anija e përmbysur në Korenë e Jugut kishte gjithsej 476 persona në bord, shumica nga të cilët ishin nxënës të një shkolle të mesme.

Një transkript i publikuar më 20 prill zbulon se akuipazhi ishte i hutuar në kohën kur duhet të evakuoheshin pasagjerët.

64 trupa janë gjetur deri më tani por më shumë se 240 të tjerë ende janë të zhdukur ndërsa dyshohet se të gjithë, janë të vdekur.

Kapiteni dhe gjashtë antarë të tjerë të ekuipazhit, janë arrestuar dhe akuzuar për neglizhencë përkatësisht për dështim në mbrojtjen e pasagjerëve.
XS
SM
MD
LG