Ndërlidhjet

Lavrov e akuzon Ukrainën për shkeljen e marrëveshjes së Gjenevës


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, e ka akuzuar sot Ukrainën për shkeljen e deklaratës së Gjenevës, duke thënë se Ukraina nuk po vepron sipas kushteve të përcaktuara në takimin e para disa ditëve në Gjenevë.

Gjatë një konference të mbajtur sot, Lavrov i ka dënuar të shtënat vdekjeprurëse në afërsi të qytetit lindor të Ukrainës, Slovyansk.

Fajin për këto të shtënë, sipas tij, e kanë mbështetësit e qeveritarëve të rinj në Kiev.

Lavrov ka hedhur poshtë pretendimet se një sasi e madhe e armëve ruse, janë duke u përdorur nga pro-rusët në Ukrainë.

Ai me këtë rast iu ka referaur mediave ruse, të cilat kanë thënë se pro-rusët në Slovyansk, të dielën kanë përdorur armë amerikane.
XS
SM
MD
LG