Ndërlidhjet

Siria mban zgjedhjet presidenciale, më 3 qershor


Ilustrim
Ilustrim
Kryetari i parlamentit sirian ka bërë me dije se vendi do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale, më 3 qershor.

Stacioni televiziv al-Arabiya, ka njoftuar sot, se kryetari i parlamentit Mohammad al-Lahham, i ka shpallur zgjedhjet ndërsa ka shtuar se kutitë e votimit do të hapen më 3 qershor, nga ora 07.00 deri në orën 19.00.

Zgjedhjet presidenciale vijnë në kohën kur janë mbushur tri vite të luftës së atjeshme që ka marrë jetën e më shumë se 150 mijë personave.

Forcat qeveritare tashmë kanë marrë shumë zona nën kontrollin e tyre.

Presidenti Bashar al-Asad gjatë të dielës, me rastin e festës së Pashkëve e ka vizituar një fshat të krishterë i cili është rimarrë së fundi nga forcat qeveritare.

Assad, ka udhëtuar shumë pak jasht kryeqytetit Damask, që nga fillimi i konfliktit në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG