Ndërlidhjet

logo-print

Putin propozon ta legalizoj bixhozin në Krime


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti rus Vladimir Putin, ia ka paraqitur parlamentit të vendit të tij një projekt-ligj, sipas të cilit do të krijohet një zonë ligjore e bixhozit në territorin e konisfkuar nga Ukraina, Krime.

Masa e ndërmarrë ka për qëllim që ti tërheq investitorët me çëllim të rritjes së ekonomisë në Krime, vend i cili ka vuajtur nga korrupsioni dhe rritja e ulët ekonomike.

Propozimi i PuTin thotë se kufinjtë e zonës së re të lojrave të fatit, do të përcaktohen nga autoritetet nga ata që qeveria ruse iu referohet si autoritetet e republikës ruse të Krimesë.

Në vitin 2009 ishte ndaluar veprimtaria e kazinove në Rusi, mirëpo me një masë tjetër, Putin kishte lejuar që të krijohen katër zona në tërë Rusinë që janë zona legale për bixhoz e lojra të tjera fati.

Nëse projekt-ligji miratohet, Krimeja do të jetë vendi i pestë me këtë zonë legale për zhvillimin e veprimtarisë së bixhozit.

Aneksimi i Krimesë nuk është njohur ndërkombëtarisht.

Ky veorim i Rusisë është dënuar nga perëndimi duke thënë se është në kundërshtim me ligjin mdërkombëtar.
XS
SM
MD
LG