Ndërlidhjet

Jahjaga e dekoroi Princin Al Nahyan me “Urdhërin e Pavarësisë”


Atifete Jahjaga gjatë takimit me Princin e Kurorës në Abu Dabi
Atifete Jahjaga gjatë takimit me Princin e Kurorës në Abu Dabi
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka dekoruar Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, me “Urdhërinë e Pavarësisë”, në shenjë të mirënjohjes së thellë të popullit të Kosovës për ndihmën në ruajtjen e paqes, përmes pjesëmarrjes së trupave të këtij këtij vendi në kuadër të forcave paqeruajtëse dhe për ndihmë në rimëkëmbjen e Kosovës dhe shtetndërtimin e saj, njofton faqja në Internet e presidencës së Kosovës.

Dorëzimi i dekoratës u bë sot në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, me ç’rast zonja Jahjaga dhe Princi i Kurorës, biseduan për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmet dy vendeve, posaçërisht për vendosjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të investimeve.

Princi e falënderoi presidenten Jahjaga për nderin dhe respektin e treguar dhe i ka vlerësuar pozitivisht raportet ndërmjet dy vendeve. Poashtu, ai ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
XS
SM
MD
LG