Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Gazetari akuzohet për spiunim për Armeninë


Pamje e një pjese të kryeqytetit Baku në Azerbajxhan
Pamje e një pjese të kryeqytetit Baku në Azerbajxhan
Autoritetet e Azerbajxhanit sot formalisht e kanë akuzuar gazetarin e njohur, Rauf Mirkadyrov, për tradhti të lartë lidhur me dyshimet se ka spiunuar për Armeninë.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Azerbajxhanit, në njoftimin për media, tha se gazetari Mirkadyrov “ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete të sigurimit të Armenisë, në vitin 208 dhe e furnizoi Erevanin me informacione për sekretet shtetërore të Azerbajxhanit”.

Gazetarit i është përcaktuar paraburgimi prej tre muajsh.

Rauf Mirkadyrov është korrespondent i gazetës në gjuhën ruse Zerkalo, e cila botohet në Azerbajxhan.

Ai ishte arrstuar në kryeqytetin Baku pasi ishte deportuar nga Turqia para dy ditësh.

Azerbajxhani dhe Armenia mbeten të bllokuara në armiqësi për shkak të rajonit të kontestuar Nagorno-Karabagh, që është në Azerbajxhan, por altualisht është i okupuar nga separatistët e mbështetur nga armenët, gjatë luftës në vitet e 90-ta.

Grupet për të drejtat e njeriut konsiderojnë se qeveria e Azerbajxhanit është në mesin e shtypësve më të mëdhenjë të gazetarëve në botë.
XS
SM
MD
LG